English

Peshon 57 kilogram dhe është vetëm tre vjeç

23 Mars NOA- Ka lindur nën peshë, është vetëm tre vjeç dhe peshon 57 kilogram. Prindërit e të voglit janë të dëshpëruar dhe nuk mund ta vënë në dietë , sepse frikësohen nga reagimi i tij. Ata kanë frikë prej tij dhe nuk mund ta ndalojnë atë.

"Nëse nuk e lemë të bëjë atë që dëshiron, nuk ndalet së qari", thotë Huan Chen, nëna e tij në Dashan, krahinë e Gudangdon. Gruaja thotë se janë përpjekur ti heqin ushqimin, por përkundër këtyre përpjekjeve ai ka shtuar gati 20 kilogram më shumë.

Lu Hao nuk është pranuar në kopsht pasi madhësia e tij mund të përbëjë një rrezik për fëmijët e tjerë, kështu që ai është mund të luajë vetëm në shtëpi.

Por sigurisht mbipesha për Lu Hao është gjithashtu një problem shëndetësor. Ai ka lindur nën peshë 2:59 kilogram dhe brenda tre muajsh ka filluar të rritet së tepërmi.

"Ai është aq i uritur sa për drekë mund të hajë tre pjata të mëdha me oriz”, thotë babai Lu Yuncheng,

i cili mezi arrin ta mbajë në krah.

Mjekët thonë se kjo gjendje mund të jetë për shkak të një çrregullimi hormonal.

Përveç të qenit mbipeshë, ai është edhe shumë më i gjatë se një fëmijë normal i moshës së tij.

Por mjekët paralajmërojnë: "Kjo gjendje nuk mund të mbetet kështu, zemra e tij nuk do të mund ta suportojë tensionin".

Një studim i fundit tregoi se në Kinë ka 60 milionë fëmijë obesë dhe se ky numër është dyfishuar nga 1992 në 2002.

a.e/NOA

KOMENTE