English

Pranga tutores 57 vjeçare, i shpëtoi policisë për afro 1 vit

Tiranë, 23 mars 2011, NOA- Policia e Tiranës ka vënë nën pranga një 57 vjeçare të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Mihase Tocka, lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë u ndalua pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e kishte dënuar 57 vjeçaren me burg.

Tocka është ndaluar nga ana e uniformave blu paraditen e sotme në rrugën e Dibrës, dhe lidhur me të u nisën procedimet e mëtejshme.

Ajo akuzohet se e ka konsumuar këtë vepër afro 1 vit më parë, por për disa kohë ajo ka mundur tu shpëtoj efektivave të policisë.

a.y/NOA

KOMENTE