Tokio, 23 mars, NOA - Një zëdhënës i qeverisë komunale të Tokios ka njoftuar se niveli i jodit radioaktiv që gjendet në ujin që furnizon kryeqytetin japonez, i tejkalon limitet ligjore për konsum.
Njoftimi vjen pas vlera më të larta radioaktiviteti, u gjetën dukshëm në 11 produkte bimore.
Për këtë arsye, kryeministri Kan urdhëroi me ligj pezullimin e shpërndarjes të qumështit dhe disa perimeve të veçanta.
Ndërkaq, të parat që vendosën masën e mbrojtjes nga radioaktiviteti i mundshëm janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i cilësuan si të ndaluara importet e qumështit dhe prodhimeve të tij apo edhe disa llojeve të veçanta frutash dhe perimesh që vijnë nga Japonia.
n.e/NOA