Tiranë, 23 mars, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar sot para medieve se zgjedhjet janë në rrezik.
“Sot 6 javë përpara zgjedhjeve të 8 majit nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk ka asnjë garanci që na shtyn të mendojmë se procesi i ardhshëm zgjedhor do të jetë ndryshe nga ai i mëparshëm. Zgjedhjet janë në rrezik dhe shqiptarët nuk mund të rrezikojnë të kenë një tjetër farsë pa standarde dhe pa transparencë. Unë sot zgjodha të thyej heshtjen e deritanishme, në respekt të bisedave më partnerët ndërkombëtar, dhe t’u them shqiptarëve se PS nuk ka kërkuar asgjë të jashtëzakonshme apo të pamundur”, tha Rama.
Në një konferencë nga selia për PS-së Rama u shpreh se problemet e deritanishme mund të na çojnë në një proces të falimentuar.
Ai ka kërkuar transparencë për listat e zgjedhësve dhe pajisje për verifikimin e pasaportave dhe të kartave të identitetit. Kushti i tretë që ka prezantuar sot Rama është miratimi i parimit të transparencës.
“Apeli im për Saliu është; dorëzo sipas ligjit listën paraprake të datës 8 mars, e cila konsiderohet si lista pas së cilës nuk mund të bëhen me përditësime”, tha Rama. Ai shtoi se ëse nuk plotësohet kjo kërkesë reagimi i opozitës do të përshkallëzohet.
a.k/NOA