SHBA, 23 Mars NOA - Është kthyer në skenë kapitulli i katërt i sagës së “Piratëve të Karaibeve” me titullin “Përtej kufijve detar”. Tashmë janë hedhur në rrjet trailerat, por filmi pritet të vijë në sallat e kinemasë më datë 18 maj. Në këtë pjesë nuk janë as Keira Knightley as Orlando Bloom, ku është konfirmuar Johnny Depp në rolin e Jack Sparrow, i cili takon një grua të cilën e dashuronte në të shkuarën: Angelica (Penelope Cruz). Megjithatë kapiteni është në kërkim përgjatë gjithë kohës, të Burimit të Rinisë. r.b/NOA