SHBA, 23 Mars NOA - Në momente mërzie, të trishtueshëm apo melankolie shumë herë për të lehtësuar dhimbjen, mendja njerëzore ka nevojë ta bëjë të dukshëm atë, me të gjithë. Pas një pushimi, një ditëlindje ose një momenti special, janë të shumta ato që dëshirojnë të ndajnë fotot që kanë bërë, me të gjithë miqtë që njohin. Është një histori dashurie mes femrës dhe botës virtuale. Rrjeti Social, blog-u apo vetë chat-i kanë mbi femrat një fuqi të madhe tërheqje, kontakti, shkëmbimi, ndarje dhe ndikimi tek të tjerët. Kështu, femrat, më shumë se meshkujt janë gjithmonë në një status, online.
Motivi i kësaj tërheqje që është më e madhe tek seksi femër është i njëjtë me atë se pse femrat harxhojnë më shumë kohë para pasqyrës për tu rregulluar dhe me kohën më të madhe që harxhojnë në bisedat telefonike të tejzgjatura. Ky është rezultati i një studimi që është kryer në Universitetin e Buffalo në Nju Jork. Në këtë studim janë marrë në ekzaminim 311 persona, si meshkuj ashtu deh femra, me një moshë mesatare 23-vjeçare. Michael A. Stefanone, autor i këtij studimi konfirmon se “rezultatet tregojnë se ky ndrysim mes meshkujve dhe fermave është derivat i një kulture të ndryshme në lidhje me fokusimin që kërkojnë ata në imazhet respektive dhe në mënyrën se si e paraqesin”.
r.b/NOA