English

SHBA, popullsia arrin në 308 milionë banorë

Uashington, 23 mars, NOA – Mbi 308 milionë banorë mësohet të ketë arritur niveli i popullatës amerikane gjatë vitit të kaluar.

Shifra është komunikuar në mënyrë zyrtare nga Zyra amerikane e Statistikave, sipas ekspertëve të së cilës, sipas regjistrimit të fundit të popullatës, të realizuar vitin e kaluar, numërohen të jenë saktësisht 308 milionë e 745 mijë e 538 shtetas amerikanë.

Ata shpjegojnë se niveli i ecurisë tregon për një rritje me 27 milionë personash që jetojnë si rezidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm gjatë 10 viteve të fundit.

Sa i përket ndarjes së shteteve, se cili ka ritmin më të shpejtë të rritjes së popullatës, mësohet se është shteti i Nevadës ai që pati rritjen më të madhe në dekadën e kaluar, konkretisht me një rritje prej rreth 35 për qind.

Kurse shteti amerikan me popullsinë më të madhe është Kalifornia, ku jetojnë më tepër 37 milionë banorë, dhe më i vogli, Uyoming, me rreth 1 milionë banorë.

n.e/NOA

KOMENTE