English

Stop robërisë së kafshëve

Nga Animal Rights in Albania Now

Shqipëria për fat të keq njihet në gjithë botën për nga mënyra se si ajo i trajton kafshët. Reagimet alarmuese dhe trishtuese janë shumë të forta sidomos ndaj mbajtjes së kafshëve të egra të mbyllur në kafaze në kushte të papranueshme.

Ka pasur edhe shumë shqiptarë që kanë kundërshtuar publikisht mbajtjen në robëri të kafshëve të egra.

Megjithë kërkesën gjithmonë në rritje të publikut për t'i dhënë fund këtij torturimi të turpshëm të kafshëve, arinjtë mbahen të izoluar në kafaze hekuri nëpër restorante në kushte të mjerueshme, majmunët vendosen në kafaze kanarinash, kurse luanët po përjetojnë agoninë më mizore.

Të gjithë janë të dënuar me vdekje. Kopshti zoologjik i Tiranës njihet si kopshti ku kushtet që u ofrohen kafshëve nuk plotësojnë asnjë lloj standardi, që nga ushqimi e deri tek hapësira.

Kështu, territori i luanit duhet të variojë nga 300 në 600 kilometra katrorë, kurse territori i ariut të murrmë duhet të jetë rreth 700 kilometra katrorë, ndërkohë që atyre u është lënë më pak se 50 metra katrorë kafaz në kopshtin zoologjik.

Në kushte të tilla, kafshët stresohen, trishtohen, shfaqin sjellja jonormale, çrregullime somatike, etj.

Është e trishtueshme që kopshtet zoologjike duhet të jetë edukuese, por çfarë mund të mësohet nga kafshët e kopshtit zoologjik të Tiranës?

Animal Rights in Albania, NOWI!' po organizon një aktivitet për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me kafshët e mbajtura në robëri me qëllim arritjen e një qasjeje më evropiane ndaj kafshëve.

I mirëpresim gjithë shqiptarët dhe të huajt që kanë dëshirë të bashkohen me ne më 27 mars 2011 në kopshtin zoologjik të Tiranës në orën 11:00 dhe i inkurajojmë gazetarët dhe mediat të vijnë dhe të hetojnë kushtet e mbajtjes së kafshëve në robëri në Shqipëri.

Animal Rights in Albania, NOW! mbështet plotësisht nenin 13 të Traktatit të Lisbonës së BE-së, i cili shprehet: “…meqenëse kafshët janë qenie të ndjeshme, Bashkimi Evropian dhe Vendet e tij Anëtare do t'i kushtojnë vëmendje të plotë kritereve për mirëqenien e kafshëve ..."

Video e 'Të Drejtat e Kafshëve në Shqipëri, TANI!' mbi kafshët që mbahen të mbyllura:

[media id=243 width=600 height=400]

KOMENTE