SHBA, 23 mars, NOA – Ylli i kinemasë botërore Elisabet Tejlor është shuar sot në moshën 79-vjeçare. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e probleme serioze më shëndetin. Gjatë viteve të fundit ajo vuante nga probleme kardiake. Ndërsa u kurua dhe nga një kancer në lëkurë dhe dy pneumoni.
Vdekja e aktores së njohur cilësohet si një prej humbjeve më të mëdha të Hollivudit.
Komentet e para në agjencitë ndërkombëtare e cilsojnë ikjen e Tejlor, si mbylljen e një epoke në historinë e kinematografisë botërore.
CCN, USA Today, BBC dhe mjaft agjenci prestigjioze shkruajnë se lajmi i vdekjes është konfirmuar nga personeli i spitalit ku ajo kurohej prej kohësh në Los Angelos.
a.k/NOA