English

Vritet roja i shkollës në Elbasan

Elbasan, 23 mars, NOA – Një sherr me të rinjve ka qenë fatal për rojën e shkollës së mesme në fshatin Mollas të Elbasanit.

Adriatik Gjini, 49 vjeç, ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjeve të bëra me kaçavidë nga një adoleshent.

Ngjarja ka ndodhur disa orë më parë në fshatin Mollas. Sipas raportimeve të para të policisë autor i ngjarjes dyshohet se është i riu me inicialet E.C. Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e adoleshentit, i cili është larguar pas ngjarjes. Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që solli vdekjen e 49-vjeçarit.

a.k/NOA

KOMENTE