Tiranë, 24 mars, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj tha sot se vetëm gjatë dy viteve të fundit shuma e evazionit fiskal ka arritur në rreth 600 milionë euro. Në debatet e zhvilluara, gjatë seancës së sotme në Kuvend, Ahmetaj ka theksuar se marrëveshja për shmangien e evazionit fiskal duhet të përfshijë vende të botës së tretë.
Sipas tij me këto vendeve janë mundësinë më të mëdha për të pasur evazion, pasi nuk njihen legjislacione e tyre, ndërsa e vendet e BE-së, çdo gjë është e verifikueshme.
“Tatimi i dyfishte është i rëndësishëm për mbylljen e evazionit fikas për individë apo subjekte që kanë biznese në Shqipëri dhe në vende të tjera. Në këtë aspekt do i sugjeroja qeverisë një marrëveshje me Libinë për të zbuluar zbuluar skandalin e naftës virgine. Evazioni fiskal në eksport dhe në import kryhet me vende të treta me të cilat ne nuk kemi marrëdhënie, si me Libinë. Pjesa dërrmuese e evazionit fiskal vjen nga këto vendeve. Vetëm në 2 vite, 600 milionë euro evazion fiskal”, tha sot Ahmetaj.
Ai u shpreh se marrëveshja që po diskutohet në Kuvend, për evazionin fiskal duhet të zgjerojë numrin e vendet. “Në mendojnë se duhet të zgjerojnë marrëveshjen e përjashtimit të tatimit të dyfishtë me vendeve të treta, sepse më vendet e BE ne kemi mundësi t’i verifikojnë”, tha Ahmetaj në seancën e sotme.
a.k.NOA