English

Banda e “Kasapëve”, emrat e 9 shqiptarëve të arrestuar sot në Itali

Bari, (Italia), 24 mars, NOA – Update, Operacioni i sotëm i policisë italiane në qytetin e Barit ka vënë në pranga 9 qytetarë shqiptarë për trafik droge. Arrestimet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe në qendër të operacionit ka qenë një prej bandave më të rrezikshme të zonës.

Policia ka arrestuar 19 persona, 10 italianë dhe 9 shqiptarë, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 6 qytetarë të tjerë shqiptare.

Banda operonte në zonën e bosit të mafies italiane Kozimo Zono, i cili është një 68-vjeçar i shpallur në kërkim. Mediat italiane e kanë pagëzuar bandën me “Kasapët”, pasi aktiviteti kryesor i tyre zhvillohej në dy thertore që ishin pronë e anëtarëve të saj.

Emrat e të arrestuarave shqiptarë nga operacioni i sotëm i policisë italiane janë. Të arrestuarit shqiptarë janë, dy vëllezërit; Arian Aga, 32 vjeç, me pseudonimin “Arjan”, Dritan Aga, 33 vjeç, i njohur me emrin “Tani”. Pjesë e bandës ka qenë dhe kushëriri i tyre, Luan Aga, 28 vjeç. Të arrestuarit e tjerë janë; Loni Paluka, 29 vjeç Artan Karaj, 36 vjeç me banim në Altamura; Ylli Dalipaj, 40 vjeç me banim në Peschi të Foxhias, Gentjan Hamzaraj, 33 vjeç me banim në Firence; Petref Kondaj, 37 vjeç me banim në Montevarchi; Eduart Premtaj, 39 vjeç, i njohur me emrin “Toli”. Mes të arrestuarave ka qenë dhe një qytetare polake.

Qendra e bandës ka qenë në zonën e Toritto-s në Bari. Gjatë kontrolleve të bëra nga policia u sekuestrua rreth 1 mijë e 150 kg hashash e cila kishte ardhur nga Spanja, Hollanda dhe Shqipëria. Droga ka një vlerë prej 6 milionë eurosh. Veç drogës policia ka bllokuar dhe mjaft makina luksoze dhe prona të bandës, të cilat arrijnë një vlerë prej 4 milionë eurosh

a.k.NOA

KOMENTE