English

Basha çlirohet nga detyrimet lë mandatin e deputetit dhe postin e ministrit

Tiranë, 24 mars 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ka paraqitur dorëheqjen e tij te Kryeministri Berisha, pas shpalljes si kandidat zyrtar i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 8 majit.

Dorëheqja e tij vjen pas zyrtarizimit të kandidimit të tij, ndërkohë nën këtë argument ai i ka dërguar një letër edhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, ku ka dhënë edhe dorëheqjen nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky veprim i kandidatit Basha vjen në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor, për kandidatët për poste Bashkish, minibashkish e komunash, të cilët nuk lejohen të mbajnë poste të tjera të larta në administratën shtetërore.

Ndërkohë partia më e madhe opozitare, ajo Socialiste ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj, pavarësisht zërave për një rikandidim të mundshëm të kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

a.y/NOA

KOMENTE