English

Berisha sot në Bruksel, në Samitin e PPE-ve

Bruksel, 24 mars, NOA - Kryeministri Berisha u ndodhet sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili mësohet se mbahet në kështjellën Bouchout të Meises.

Siç bëhet me dije, në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy; ai i Komisionit Europian, Jose Manuel Barosso dhe i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.

Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE-ve, Vilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.

Partia Popullore Evropiane aktualisht ka 15 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian: kryeministrin e Hungarisë, Viktor Obran; presidentin e Belgjikës, Yves Leterme; presidentin francez, Nicolas Sarkozy; kryeministren gjermane, Angela Merkel; lryeministrim luksenburgas, Jean-Claude Juncker; kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeldt; kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk; kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi; kryeministrin e Lituanisë, Valdis Dombrovskis; presidentin e Rumanisë, Traian Basescu; kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov; kryeministrin e Lituanisë, Andrius Kubilius dhe kryeministrin e Sllovakisë, Iveta Radicova.

n.e/NOA

KOMENTE