English

Çfarë fshihet pas emrit të operacionit ushtarak "Odyssey Dawn"?

Libi, 24 Mars, NOA- Çfarë fshihet pas emrit "Odissyey Dawn", operacionit ushtarak amerikan kundër regjimit të Muamar Gadafi? Specifikimi është i njëjtë me U.S. Africa Command, komanda ushtarake përgjegjëse për operacionet në Afrikë.

"Ka pasur operacione të tilla si Desert Storm ose Iraqi Freedom të cilët jepnin një mesazh apo tregonin një vend gjeografik. “Odyssey Dawn” nuk është as njeri e as tjetri", ka thënë zëdhënësi, Eric Elliott.

"Qëllimi ishte të krijohej një emër që të mos kishte absolutisht të bënte me aktivitetin ose vendin, në mënyrë që gjatë fazave të planifikimit të misionit askush të mos dinte se ai po i referohej Libisë", shpjegon ai.

Pentagoni paraqet kritere të rrepta për të krijuar një emër për një operacion ushtarak, i cili zakonisht përbëhet nga dy fjalë. Është e ndaluar të zgjidhen fjalë që shprehin armiqësi, ose kanë shije të keqe për grupet etnike apo fetare.

Emri, sipas udhëzimeve të Pentagonit, nuk mund të përmbajë fjalët projekt apo operacion dhe nuk mund të jetë i përbërë nga një fjalë e vetme. Janë të ndaluara gjithashtu shprehjet e pazakonshme.

Pse, atëherë, zgjedhja e komandantëve ka rënë në “Odyssey Dawn"?

Komandanti për Afrikën kishte në dispozicion emrat që fillojnë me JS-JZ, NS-NZ dhe OA-OS. Aktivitetet e fundit kishin përdorur tashmë dy grupet e para të germave dhe kanë mbetur vetëm OA-OS. Dhe kështu, ka thënë Elliott, një grup i zyrtarëve të lartë ushtarakë u takuan për të vendosur, dhe është menduar se Odyssey ishte fjala e vetme që ishte e mirë. Sa i përket fjalës së dytë, Dawn , zgjedhja ka qenë e rastësishme".

a.e/NOA

KOMENTE