Vlorë, 24 mars, NOA – Forcat e policisë së Vlorës kanë mundësuar kapjen e një personi, ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është 23-vjeçari Emiljan Lika, banues në lagjen “20 Tetori” në Lushnjë.
Masa e sigurisë ndaj tij është dhënë pasi ky person dyshohet të ketë kryer veprën penale të “Vjedhjes”, e kryer kjo në kushtet e bashkëpunimit parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA