English

Emigrantët në Greqi, si t’i marrin atje pasaportat biometrike

Filluan Aplikime ne Athine (date 24.03.2011) dhe Selanik (date 28.03.2011)

Tiranë, 24 mars 2011 NOA / Ervin Tirana - Ministria e Brendshme konfirmoi se më datë 24 mars 2011, pranë Ambasadës së Shqipërisë, zyrës konsullore, në Athinë, Greqi, filloi procesi i aplikimit të qytetarëve shqiptarë për pasaporta biometrike.

Zv.ministri i Brendshëm Z. Ferdinand Poni përuroi fillimin e këtij shërbimi të posaçëm që u ofrohet qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.

Zv.ministri Poni nënvizoi në fjalën e tij vëmendjen e veçantë që Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha i ka kushtuar përgatitjes dhe finalizimit me sukses të të gjithë procesit që u mundëson qytetarëve shqiptarë në Greqi, Itali dhe kudo gjetkë të kenë sa më pranë zyrat për të aplikuar për pasaporta biometrike.

Zv.ministri Poni theksoi gjithashtu se mundësia e krijuar për qytetarët shqiptarë jashtë vendit për të aplikuar për pasaporta biometrike pranë vendeve të punës dhe banimit mbështetet në angazhimin dhe politikat e qeverisë shqiptare për të ofruar shërbimet sa më pranë qytetarit.

Që në momentet e para dhjetë qytetarë shqiptarë aplikuan për pasaporta biometrike.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Greqi Z. Dashnor Dervishi, funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Aleat” Z. Jean Alain Jouan.

Në datën 28 Mars 2011 ky shërbim do të ofrohet edhe pranë zyrës tonë konsullore në Selanik dhe së shpejti edhe në Romë e Milano.

Detajet

Te gjithe shtetasit shqiptare qe jetojne ne Greqi mund te pajisen me dokumentet biometrike Karte Identiteti dhe Pasaporte Biometrike prane Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Athine dhe Konsullates se Shqiperise ne Selanik.

Procesi i aplikimit eshte i njejte me ate qe behet edhe ne zyrat ne Shqiperi.

Zyrat e Aplikimit

Oraret e Aplikimeve jane: 09.00 - 15.00

Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Athine,

Vekiareli 7, 15237, Filothei, Athine, Tel: +30 210 6876 200

Konsullata e Republikes se Shqiperise ne Selanik,

Tsimiski 43, 546 24, Selanik, Tel: +30 257 598

Dokumentat qe mund te aplikoni

Mund te aplikoni per:

Pasaporte Biometrike (per te githe aplikantet nga 0-16 vjec, dhe per ata qe disponojne Leternjoftim)

Leternjoftim dhe Pasaporte Biometrike Njekohesisht (per te gjithe shtetasit mbi 16 vjec)

Vlera e Dokumentave

Leternjoftimi kushton 10 Euro

Pasaporta Biometrike kushton 108 Euro

Pagesa

Pagesa behet ne Banken e Pireut dhe shumat perkatese duhet te derdhen ne numrin e llogarise:

Ambasade e R. SH. ne Athine

Banka e Pireut (ne cdo pike te bankes);

Numer Llogarie: 5053-052306-404

Konsullata e R. SH. ne Selanik

Banka Kombetare Greke (ne cdo pike te bankes);

Numer Llogarie: 212/480800-26

Pagesa ne numrin e mesiperm te llogarise mund te kryhet edhe nga cdo banke tjeter kundrejt komisioneve perkatese.

Pajisja me kupona

Me mandat pagesen qe keni marre nga Banka e Pireut tregojani Personelit te Ambasades dhe merrni kuponat perkates per dokumentat qe doni te aplikoni. Bashke me kuponat dhe nje dokument identifikimi te vlefshem duhet te paraqiteni prane Zyres se Aplikimit ne Ambasade/Konsullate.

Dokumentat Identifikues

Eshte e nevojshme te identifikoheni me nje dokument te vlefshem identifikimi.

Pasaporte

Patente Shoferi me Fotografi

Leternjoftim Elektronik (nese keni)

Dokument tjeter te vlefshem me fotografi

Per femijet nen 18 vjec (njeri nga prinderit duhet te jete prezent dhe kerkohet nje dokument qe tregon lidhjen familjare me femijen)

e.t/NOA

KOMENTE