English

Fundi i botës do të vijë në 2016

Gjermani, 24 Mars NOA - Në çfarë ore është fundi i botës? 2012 po afron dhe gjithmonë e më shumë ulet probabiliteti se raca njerëzore dhe toka do të shkojë drejt zhdukjes pikërisht në këtë periudhë dhe kjo sipas interpretimit të profetësisë Maja. Problemi i parë në lidhje me parashikimin e 2012 është se data mund të jetë e gabuar. Kjo është ajo çka mbështesin vëllezërit Böhm, që e kanë shtyrë këtë interpretim për vitin 2116. Studimi që është publikuar në revistën Astronomische Nachrichten shënon një revolucion për të pasionuarit ndaj fundit të botës.

Bohumil dhe Vladimir Böhm, i pari matematicien ndërsa tjetri një docent i historisë dhe i kulturës maja. Problemi, sipas tyre, është se populli Maja ishte aq i fiksuar me numrat në një mënyrë të tillë që përdorte dhe jo vetëm një kalendar.

Ai fetar përbëhej nga 260 ditë, ai bujqësor ishte i njëjtë me tonin: 365 ditë. Javët e tyre ishin me 9 ditë. Më pas ishte dhe i ashtuquajturi cikli i gjatë, i cili përbëhet nga 1 milionë e 872 mijë ditë. Lidhja mes këtyre kalendarëve antikë dhe këtij që kemi ne është shumë komplekse, pasi duhet të përballen data, evenimente dhe burime.

Në përfundim të kërkimeve të gjata, Böhm kanë rënë pre e gambit të John Eric Sidney Thompson, arkeologut që ishte i pari që bëri paralelizmin e dy sistemeve. Gabimi i tij kishte të bënte me faktin që nuk ka llogaritur një periudhë të gjatë pushimi në kalendarin Maja, e shkaktuar nga lufta e gjatë që bllokoi dhe numërimin e ditëve. Pasi kanë azhornuar datat, përfundimi i vëllezërve Böhm është se për fundin e botës duhet të presim vitin 2116.

r.b/NOA

KOMENTE