Hagë, 24 mars, NOA – Greqia dhe Maqedonia do të përballen sot në Hagë, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kjo pasi, Maqedonia ka dorëzuar pak ditë më parë pranë saj një padi kundër Greqisë, duke e akuzuar se ajo e pengoi anëtarësimin e saj në NATO, me veton e saj, vetëm duke u nisur nga çështja e pazgjidhur e emrit.
Sot në fakt, në këtë gjykatë, është radha e Greqisë që të paraqesë argumentat e saj kundër akuzave të paraqitura prej Maqedonisë ndaj saj.
Konkretisht, Maqedonia është ankuar për Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me pretendimin se ky vend fqinj i saj ka shkelur Marrëveshjen e Përkohshme kur ka bllokuar hyrjen e saj në Aleancën e Atlantikut Verior tre vjet më parë.
Por Greqia nuk e pranon një fakt të tillë, duke pohuar se në fakt, kanë qenë të gjitha vendet e NATO-s kundër marrjes së një vendimi të tillë dhe aspak vetëm i saj.
n.e/NOA