English

Grushtohen te stacioni i trenit, procedohen nga policia

Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Pasi nuk u morën vesh me fjalë u zunë me grushta me njëri-tjetrin, por u zbuluan nga policët e komisariatit nr. 3 e po procedohen në gjendje të lirë. Policia e Tiranës njoftoi se po procedon në gjendje të lirë 59-vjeçarin Ali Demir Subashi dhe 65-vjeçarin Bashkim Skënder Kapo.

Dy personat janë goditur me grushta me njëri–tjetrin dje për motive të dobëta në afërsi të stacionit të trenit.

Materialet në ngarkim të Ali Subashit e Bashkim Kapos për konsumim të veprës penale të plagosjes së lehtë me dashje i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE