SHBA, 24 Mars NOA - Një imazh i ri i HTC Pyramid me sa duket ka konfirmuar prezencën e një ekrani me prekje në rezolucionin qHD (540x960), me një numër pixelash më superior në krahisim me atë të formatit ËVGA (480x800 punti) të përdorur në aparate celular të një shtrese të mesme. Ky përshkrim, do të përbënte një ndryshim për prodhuesit e shtëpisë taivaneze për smartphonët e tij të ardhshëm në lidhje me rezolucionin tek ekranet. Imazhet e reja që janë publikuar prezantojnë dhe një kamerë frontale për video-thirrjet. Sipas një përshkrimi që i është bërë këtij celulari, ai mund të mbështet në një procesor Dual Core prej 1.2 GHz, kamerë të pasme 8.0 megapixel dhe RAM 768MB. Sistemi operativ që do të mbartë ai do të jetë ai Android 2.4 me ndërfaqe përdoruesi HTC Sense në versionin 3.0. HTC Pyramid.
r.b/NOA