English

Identifikohet autori i vjedhjes së një banese pas tre vitesh

Tiranë, 24 mars, NOA - Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë pas tre vitesh autorin e vjedhjes së një banese në kryeqytet. Pas hetimeve policia ka arritur në përfundimin se Spartak Xhevahir Qoku, 21 vjeç, në 13 janar të vitit 2008 ka grabitur një shtëpi në rrugën “Mihal Grameno”.

Ndërkohë që Qoku është i arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, për veprën penale të vjedhjes, por për një tjetër banesë.

Pas verifikimit të provave, policia i shtoi dosjes penale të 21 vjeçarit edhe grabitjen e banesës në rrugën “Mihal Grameno”.

Sipas policisë, ndaj Qokut rëndojnë dhe një sërë veprash të tjera penale të vjedhjes, të cilat janë kryer në Tiranë dhe në Durrës.

a.k/NOA

KOMENTE