English

Kapet 1 tonë drogë, arrestohet banda italo-shqiptare me emrin “Kasapët”

Bari (Itali), 24 mars, NOA – Një superaksion i policisë italiane ka ven në pranga 19 persona për trafik droge. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se është sekuestruar rreth 1 ton drogë, e cila trafikohej nga një bandë italo- shqiptare. Në operacionin e policisë kanë marrë pjesë rreth 200 forca.

Sipas hetimeve të para banda operonte në Pulia, Basilikata, Lazio, Emilia Romagna e Toskana.

Qendra e bandës ka qenë në zonën e Toritto-s në Bari. Gjatë kontrolleve të bëra nga policia u sekuestrua rreth 1 mijë e 150 kg hashash e cila kishte ardhur nga Spanja, Hollanda dhe Shqipëria.

Droga ka një vlerë prej 6 milionë eurosh. Veç drogës policia ka bllokuar dhe mjaft makina luksoze dhe prona të bandës, të cilat arrijnë një vlerë prej 4 milionë eurosh. Banda njihem me emrin “The Butchers'”, (Kasapët) për shkak të brutalitetit në aktivitetin e tyre, por edhe pse bazat e bosit italian ishin dy thertore ne Bari.

a.k/NOA

KOMENTE