Angli, 24 Mars NOA - Për tu bërë e dëshirueshme mjaftojnë vetëm dy pika parfum sapo të ngriheni nga shtrati.
Paraqitja e Keira Knightley në fakt është e paarritshme ashtu siç tregohet mjaft mirë në spotin e ri publicitar për Chanel, ku aktorja angleze është veshur në rolin e Mademoiselle Coco në versionin modern të femrës fatale.
E veshur me një palë tuta të lehtë prej motoçikisti, duke kaluar në rrugët e Parisit dhe më pas duke i hequr ato gjatë xhirimeve, duhet thënë se e bëjnë me të vërtetë “hot” këtë video.
Dizenjimi i kësaj reklame, ku aktorja bukuroshe shfaqet me rrobat e një motoçiklisti në bordin një Ducati 750SS ngjyrë kremi, është kryer nga stilisti i famshëm Karl Lagerfeld, i cili ka zgjedhur që në këtë klip te mbizotëronte ngjyra bezhë e hapur.
r.b/NOA