Prishtinë, 24 mars 2011, NOA- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 24 marsit falenderoi miqtë e Kosovës dhe trupat e NATO-s .
Në një mesazh zyrtar nga ana e tij thuhet se, “ Dita e 24 marsit është një nga datat më të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës. Është ditë e fillimit të goditjeve kundër forcave ushtarake të Serbisë, të cilat ushtronin dhunë të pashembullt kundër popullsisë shqiptare. Forcat e NATO-s u vunë në mbrojtje të popullsisë nga spastrimi etnik dhe shfarosja që ushtronin forcat e rregullta e paramilitare të shtetit Serb”.
Më tej Krasniqi ka falenderuar të gjithë miqtë dhe forcat e NATO-s që ndihmuan në çlirimin e Kosovës si dhe trupat e KFOR-it që vazhdojnë të japin një kontribut shumë të çmuar për sigurinë e Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
a.y.NOA