English

Kryeministri: Opozita po ankohet për vetveten

Bruksel, 24 mars 2011 NOA – “Opozita po ankohet drejt vetes së vet, ndaj unë nuk mund t’i nxjerr atij kurrë dyshimin”. Kontstatimin e bëri sot nga Brukseli, kryeministri Sali Berisha. Ai tha se në të gjitha qytetet e mëdha qeveris opozita dhew kujtoi faktin se kreu socialist Rama, më herët për zgjedhjet parlamentare kishte akuzuar 20 000 komisionere, kurse tani akuzon qeveritarët e tij vendorë.

Për z.Berisha, “këto janë probleme te brendshme te opozites”: “Ajo çka unë mund t’u garantoj ju është përkushtimi i plote dhe total, nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem”, - tha Berisha pasditen e sotme, pas punimeve të samitit, ku pranoi të flasë për mediat e pranishme:

A besoni se zgjedhjet lokale ne Shqiperi do të sjellin ndryshim te situates politike? Dhe e dyta. Cili eshte komenti juaj per verejtjet e opozites lidhur melistat e zgjedhesve ? Se pari jam ketu ne nje Samit, me te rendesishmin ku merrnin pjese te gjithe kryetaret e qeverive te vendeve te BE qe qeverisen nga partite e qendres se djathte. Dhe ky ishte nje Samit jashtezakonisht i rendesishem. Ne kete Samit, lidhur me pyetjen tuaj, pata rastin te njihja te pranishmit mbi zhvillimet dhe situaten ne Shqiperi, te ftoj dhe te kerkoj mbeshtetjen e tyre me vezhgues, qe zgjedhjet e 8 majit te jene te vezhguara, plotesisht transparente dhe dhashe te gjitha garancite e mia, perkushtimin e qeverise per nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem. Çfarë po ndodh me listat e zgjedhesve zoti Berisha? Ne te gjitha qytetet e mëdha qeveris opozita. Me sa shoh unë opozita po ankohet drejt vetes se vet. Unë nuk mund ti nxjerr atij kurrë dyshimin. Njëherë akuzoi 20 000 komisionere, tani akuzon qeveritaret e tij vendore. Këto janë probleme te brendshme te opozites. Ajo cka unë mund tu garantoj ju është përkushtimi i plote dhe total, nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem.

Çfarë mbështetjeje morët ju nga lideret e djathte dhe nga cilet antar do përbehet delegacioni qe do vijë në Shqipëri per të vëzhguar zgjedhjet? Kerkesa ime ne kete rast ishte qe qeverite, sepse ODIHR perbehet nga vezhgues qe dergojne qeverite, ministrite e jashtme, dhe kerkesa ime ndaj tyre ishte qe te udhezojne ministrite e jashtme respektive per ti derguar ODIHR-it vezhguesit, sepse numri i pergjithshem ka rendesine e vet. Kjo ishte kerkesa e pare. Natyrisht, une kam marredhenie te shkelqyera dhe ky ishte nje rast per ti falenderuar me shume mirenjohje te gjithe Presidencen e EPP-se, miqte e mi qe mbeshteten vendosmerisht Shqiperine dhe e mbeshtesin ate. Konfirmoi z. Buzek dergimin e delegacionit pas fteses se bere? Presidenti Buzek po shqyrton kerkesen qe i ka bere zonja Topalli. Duhet kuptuar nje gje, qe normalisht Parlamenti Evropian nuk vezhgon zgjedhje lokale. Zgjedhjet lokale kane nje status më te vecante dhe ato vezhgohen nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale por perpjekjet po behen serioze per te patur edhe nje delegacion te PE per te qene te pranishem ne formen qe e gjykon Parlamenti me te arsyeshme. Konsiderohet se keto zgjedhje jane vertet te rendesishme edhe pse jane lokale nga lideret e djathte? Çdo zgjedhje jane te rendesishme. Pa diskutim. Por pata kenaqesine e madhe ti njihja ne menyren me te plote, per sistemin e numerimit te Shqiperise, te cilin Sekretari I Pergjithshem i OSBE-se e vleresoi si me te saktin ne bote. Kjo ishte deklarata qe beri. Nje sistem mrekullueshem per vende qe kane pretendime. Dhe bazuar ne kete deklarate te OSBE ju jeni i bindur qe zgjedhjet lokale te 8 majit do sjellin nje ndryshim ne Shqiperi? Shqiperia i ben keto zgjedhje duke disponuar tani nje nga infrastrukturat me moderne. Ne do bejme gjithshka kemi ne dore si qeveri dhe si mazhorance.

Po ne rastin qe opozita nuk do t’i njohë? Nuk eshte qeveria ajo qe udheheq opoziten as dhe i dikton opozites.

e.t/NOA

KOMENTE