Shkup, 24 mars 2011, NOA – Në vizitën e dytë jashtë Kosovës si president, Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është prej dy ditësh në Maqedoni, i ftuar për vizitë zyrtare nga Presidenti Gjorgji Ivanov.
Pas takimeve të ditës së parë, në mbrëmje Presidenti Gjorgji Ivanov ka shtruar një darkë zyrtare për Presidentin Pacolli dhe delegacionin e Republikës së Kosovës.
Presidenti Pacolli ripërsëriti vlerësimet për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, duke shprehur gatishmërinë për angazhimin për intensifikimin e tyre në të gjitha fushat.
Në ditën e dytë të vizitës, Presidenti Pacolli, i shoqëruar nga Presidenti Ivanov kanë marrë pesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, në të cilin morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të biznesit të të dyja vendeve.
Në axhendën e ditës së dytë të vizitës janë parashikuar edhe disa takime në Shkup, si dhe vizita në komunën e Tetovës.
mit/NOA