English

Pasqyra e Shtypit, 24 Mars 2011

Tiranë, 24 mars, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi skandalin e drogës kolumbiane të kapur në Gjirokastër, duke dhënë detaje nga dëshmia e porositësit.

Ato flasin edhe për koalicionin opozitar, të zyrtarizuar tashmë për zgjedhjet e 8 Majit, duke përmendur faktin që PBDNJ-ja vendosur që të mos jetë më pjesë e tij.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Legalizimi i parave/ Amnistia, falet gjysma e doganës së makinave”, i cili flet për opsionet që përmban amnistia fiskale, e publikuar nga qeveria ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

“PS nuk pranon Bollanon në Himarë, Dule jashtë koalicionit të majtë me 24 parti për zgjedhjet”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Zv/drejtori i Policisë, Kuliçaj, padit për shpifje, Ballën e PS-së”; “Privatizohen në Durrës, banesat e 460 familjeve” etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kokaina kolumbiane, zbulohet porositësi”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete detaje mbi skandalin e fundit të zbulimit në Gjirokastër të 200 kilogramëve kokainë në vaj palme.

“Shpallen 24 partitë e koalicionit opozitar, jashtë PBDNJ, Milo dhe Gjinushi të pakënaqur” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Dorëshkrimet dhe dosja gjyqësore e Jamarbër Markos”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Bllofi me 200 kg koka, biznesmeni: Eshtë vaj”, i cili citon deklaratat e Kristaq Kotos, prodhuesit të kruasantëve “Merentino”, lidhur me skandalin e 200 kg kokainë.

“Skandali, 460 kabina plazhi u jepen banorëve, vetëm 70 i merr Olldashi” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar privatizimeve të lejuara dje nga qeveria në Durrës.

Kurse “Sherri, i riu vret rojen e shkollës me biçikletë” flet për krimin e ndodhur dje në një fshat të Elbasanit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Shpërthen tensioni elektoral”, i cili tregon sesi kanë nisur të shfaqen incidentet e para për listat zgjedhore.

“Amnistia fiskale, gjobat dhe taksat që falen deri më 31 dhjetor” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Skandali i Boboshticës, OMONIA: Paguam ne”, “Fushatë verifikimi për pensionet greke” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Përçahet opozita, Dule: JO koalicionit me PS”, i cili pasqyron ndarjen e PBDNJ-së, veçmas nga koalicioni opozitar për zgjedhjet e 8 Majit.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ina Rama gënjeu Kuvendin – Skandali/ Video Meta-Prifti, hetimi nisi pa prova”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Intervista/ Tmo Flloko: Roli sfidues i galerisë sime”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 24 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE