English

Plagoset biznesmeni Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri

Tiranë, 24 mars 2011 NOA Update – Plagoset me armë zjarri Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, biznesmen që njihet si një ndër emrat pranë kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ndërkohë burimet zyrtare nga policia e Tiranës kanë konfirmuar lajmin.

Ata thanë se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Mihal Grameno” pranë tregut elektrik mbi shkollën e Baletit në Tiranë, bëjnë të ditur burime jozyrtare në vendngjarje.

Të njëjtat burime thonë se i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, pasi ka marrë plagë në shpatull.

Dyshimet më të forta janë mbi një atentat pasi i plagosuri ka qenë duke përshkuar rrugën tek tregu elektrik kur u qëllua me armë zjarri.

e.t/NOA Vijon...

KOMENTE