English

Puthja mes Patos dhe Barbaras

Milano, 24 Mars NOA - E përjavshmja italiane “Oggi” ka publikuar puthjen e parë mes Barbara Berlusconi dhe Alexandre Rodrigues da Silva, që njihet si Pato. Konfirmimi, erdhi nga vetë kjo revistë që ka bërë të qartë lidhjen mes sulmuesit brazilian të Mialnit dhe bukuroshes italiane.

Seti fotografik i të dyve është i mundshëm për tu parë në sitin rotocalco.

Gjithmonë sipas “Oggi”, çifti pas një dreke me miqtë në Milano ka vazhduar mbrëmjen në një lokal në Brera. Fotografi ka arritur të kapë dhe imazhe në të cilat shihet se Barbara futet në shtëpinë e futbollistit, gjatë së dielës së kaluar, në mesditë.

r.b/NOA

KOMENTE