English

Sa u kushtoi fushata partive politike?

Prishtinë, 24 mars, NOA - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit CRINIS, ka monitoruar kostot e subjekteve politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të datës 12 dhjetor 2010.

Gjatë monitorimit të kësaj fushate, KDI ka nxjerr të dhëna të cilat tregojnë se sa të vullnetshme janë subjektet politike për t’i bërë transparente financat e tyre.

Si rezultat i këtij hulumtimit KDI ka evidentuar se PDK është subjekti politik i cili ka shpenzuar më së shumti, dhe atë 1,004,814 euro, duke tejkaluar maksimumin prej 815,318 euro.

LDK renditet e dyta me 608,037 euro, AKR me 553,738 euro, AAK me 459,521 euro, LDD me 140,186 euro, Vetëvendosje me 105,017 euro, KDTP me 74,431 euro, FER me 66,507 euro, dhe SLS me 50,661 euro të shpenzuara gjatë fushatës. Ndërkaq, nga të dhënat e siguruara nga KQZ, deri më 22 mars 2011, PDK ka deklaruar 145,984 euro, deklarim jo i plotë, dhe mungojnë kostot për 30 komuna, LDK ka deklaruar 296,751 euro, AKR ka deklaruar 401,834 euro, AAK ka deklaruar 176,885 euro, LDD ka deklaruar 6,540 euro, Vetëvendosje ka deklaruar 91,425 euro, KDTP ka deklaruar 32,080 euro, FER ka deklaruar 75,006 euro. Ndërkaq subjekti politik SLS ka deklaruar njëherë Deklaratën Financiare në KQZ dhe e ka tërhequr prapë, ku si pasojë nuk kemi mundur të shohim përmbajtjen e këtij raporti.

NOA/BotaSot

KOMENTE