E enjte, 24 mars 2011, NOA- Mediat ndërkombëtare flasin për një kalim të komandës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt NATO-s, e cila pritet të drejtojë sulmet mbi Libi.
Mësohet se transferimi i drejtimit është kërkuar nga vetë Amerika e cila që nga fillimi i javës që vjen nuk do jetë më në krye veprimeve ushtarake mbi Libi.
Por pavarësisht kërkesës nga ana e SHBA-ve, ajo është kundërshtuar nga Franca dhe Turqia, nga frika se reputacioni jo i mirë i aleancës në vendet arabe do të dëmtonte bashkëpunimin me ta.
Ndërkohë përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme Catherine Ashton në një intervistë për mediat shprehet se, "Koordinimi nuk është problemi i vërtetë. Problem janë mendimet e ndryshme të 27 vendeve anëtare. Këto shtete janë sovrane dhe besojnë me pasion që duhet të kenë të drejtën për të ndjekur një politikë mbrojtjeje që e vendosin vetë. Kjo çon në qëndrime të ndryshme. Vendimtare për KS është që askush nuk votoi kundër rezolutës."
Ndërkaq mësohet se anëtarët e NATO-s do takohen për të diskutuar kush do të marrë përgjegjësit e kontrollit të zonës së ndalim-fluturimit, i cili u krijua për të mbrojtur civilët nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara.
a.y/NOA