English

Takimi Papandreu- Gruevski pa rezultate për kontestin e emrit

Bruksel, 24 mars 2011, NOA-Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski zhvilloi sot pasdite takimin e tyre të nëntë me radhë në Bruksel, mirëpo duke mos i dhënë asnjë shtytje procesit të zgjidhjes së kompromisit të emrit.

Një takim i shkurtër në selinë e Këshillit të Evropës nuk ka pasur ndonjë fryt sa i përket kontestit të emrit, mirëpo dyja palët kanë informuar lidhur me qëndrimet dhe gatishmërinë për vazhdimin e dialogut midis dyja vendeve.

Dy kryeministrat i janë shmangur deklaratave për mediat, ndërsa ministri i jashtëm, Antonio Milloshoski ka deklaruar se takimi ka qenë konstruktiv në funksion të rritjes së besimit dhe përafrimit të qëndrimeve për kontestin e hapur dypalësh.

“Ky është takimi i nëntë me radhë për një periudhë relativisht afatshkurtër prej një viti. Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe ajo që dua të nënvizoj është se ekziston gatishmëri politike mes dyja palëve. Dialogu për kontestin e emrit vazhdon edhe më tej. Vlerësojmë se kjo është mënyra më e mirë për të përafruar qëndrimet, me qëllim të krijimit të kushteve për të zgjidhur këtë kontest të vetëm të hapur”, deklaroi Milloshoski, duke mos theksuar se në këtë takim a janë përafruar pozicionet rreth kontestit të emrit.

Kontesti i emrit ka qenë në fokusin e takimit midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kathrin Ashton. Kryeministri Gruevski pasdite është takuar edhe me komisionerin për zgjerim, Stefan Fyle, ndërsa do të jetë pjesëmarrës edhe në Samitin e partive popullore evropiane.

(INA)/ NOA

KOMENTE