English

Tentoi të vrasë bashkëfshatarin, ndalohet në flagrancë agresori

Shkodër, 24 mars 2011, NOA- Pasditen e sotme ka rënë në prangat e policisë Llesh Shtjefni i cili ka tentuar të vrasë një bashkëfshatarin e tij.

Arrestimi i tij u bë nga Policia e Shkodrës e cila falë një operacioni të shpejtë dhe të mirëorganizuar, arrestoi në flagrancë Shtjefnin duke ndaluar krimin.

I arrestuari i moshës 57 vjeçare, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau Dejës, u vu në prangat e policisë pasi pak orë më parë në qendër të Bashkisë së Vaut të Dejës, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, bashkëfshatarin e tij.

Ndue D., i moshës 50 vjeç, mësohet të jetë i sulmuari, i cili në momentin e ngjarjes po udhëtonte me automjetin e tij, por që fatmirësisht nga sulmi nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë agresori u arrestua në fshatin Naraç, në afërsi të banesës së tij.

Policia konfirmon se këtë veprim Shtjefni nuk e ka ndërmarrë i vetëm por me një tjetër bashkëpunëtor, i cili është identifikuar, por ende nuk është ndaluar pavarësisht punës për kapjen e tij.

Ndaj të arrestuarit pritet të veprojë drejtësia për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë me të cilin është kërcënuar dhe sulmuar 50 vjeçari.

a.y/NOA

KOMENTE