English

Aksidenti rrugor, vdes murgesha italiane

Lezhë, 25 mars, NOA – Një murgeshë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ai bëhet me dije paraprakisht nga burime të policisë së Lezhës, për agjencinë e Lajmeve NOA, duke konfirmuar se viktima mban emrin Rinta Fisi, 75 vjeç dhe është shtetase italiane.

Ndërsa e plagosura është murgesha shqiptare me emrin Alma Zogu, 25 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kakarriqit” ku makina me të cilën udhëtonin dy murgeshat është përplasur me një automjet tjetër.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë e shkaqeve të aksidentit ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE