Los Anxhelos, 25 Mars NOA - Një make up “i rëndë", një pulovër e madhe me rombe, balerina dhe një pamje jo shumë e rregullt në përgjithësi. Megjithatë në këtë rast Amy Winehouse nuk ka qenë e pirë dhe as ka konsumuar drogë, duke ndjekur një shembull ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Këngëtarja e “tmerrshme” e muzikës pop, aktualisht është duke u marrë me regjistrimet në studiot historike të Abbey Road Studios. Ajo është parë teksa po bënte një xhiro në pub-et e preferuara të saj në Camden Town, ku është mirëpritur nga fansat.
Me sa duket Amy është paraqitur tepër e vendosur për të ndryshuar stilin e saj të jetesës dhe kërkon të heqë atë imazh të keq që ajo ka krijuar. Megjithatë për tu vënë në dukje mbetet luku i saj që duhet thënë nuk është në një rregull të përkryer dhe mbetet diçka që duhet ndryshuar.
r.b/NOA