Tiranë, 25 mars 2011, NOA- Kandidati zyrtar i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha e nisi fjalën e tij me një falënderim për prindërit e tij, që sikurse tha ai e mësuan të jetë i parë.
Ai shtoi më tej se e ka parë qytetin ku u lind dhe u rrit që rrezatonte më shumë ngrohtësi, që zhvillohej, por tani është paralizuar, ndryshuar dhe tjetërsuar.
Basha shtoi se, “Ne e kemi parë qytetin të zhvillohet të ndryshojë dhe të tjetërsohet, por aty rritet vajza jonë Dafina, por sot nuk jam i kënaqur pasi ne dhe fëmijët tanë meritojmë më shumë, por jo problemet që ka ky qytet”.
Sakaq ai theksoi se Rama nuk e ndjen aspak përgjegjësinë, pasi synon karriken e kryeministrit dhe nuk punon seriozisht për qytetin.
“As me protesta të dhunshme dhe as me beteja për pushtetin por vetëm me dashuri dhe punë, Tirana ka nevojë për ajër të ri të freskët të ndryshëm për të gjithë,.
Vetëm dashuria për njer-tjetrin dhe për qytetin do të bëjë që Tirana të eci përpara.
Ai i ftoi që Tirana të vihet prioriteti që qyteti të bëhet i pari në zhvillim, por me qytetarë të parë, pasi sipas tij betejat zhvillohen në çdo lagje, në çdo familje, janë betejat me papunësinë, me pamundësinë për shkollim, janë beteja për lirinë e kryeqytetit.
Vetëm duke u mposhtur këto beteja, tha Basha, qytetarët e Tiranës do arrijnë të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
“E para është Tirana, të parët jeni ju”, u shpreh kandidati Basha, duke shtuar se Tirana ka nevojë për një njeri që ti futet punës dhe të dalë në krye.
a.y./NOA