Tiranë, 25 mars 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij në Kryeministri Berisha tha se Basha prezanton ëndrrat e Tiranës Evropiane dhe të bukur.
Më tej ai shtoi se qeveria do të mbështesë fuqishëm çdo projekt për zhvillimin e kryeqytetit.
Sipas tij, qytetari i parë i ardhshëm bëri gjithçka që Tirana, kryeqyteti ynë të jetë sot kryeqyteti i vendit anëtar të NATO-s.
Ndërsa shtoi më tej se nëse para 20 vitesh thirrej, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa, sot qytetari i parë i Tiranës del para jush sepse ja doli që së bashku me ekipin dhe mbështetjen e qeverisë të bëjë që Shqiptarët të fluturojnë dhe të lëvizin në gjithë Evropën për të prekur ëndrrën e gjithë shqiptarëve ëndrrën e lëvizjes së lirë”.
Duke iu drejtuar kryebashkiakut Edi Rama ai tha se në 8 maj Lulëzim Basha do të jetë në krye të këtij pushteti, për ta larguar atë përfundimisht nga drejtimi i qytetit.
a.y/NOA