English

Dieta çon në stres dhe nervozizëm

Itali, 24 Mars NOA - Privimi nga një prej kënaqësive më të mëdha të ekzistencës sonë, siç është ushqimi, çon në pasoja të rënda në humorin tonë dhe në mënyrën se si sillemi me të tjerët: një studim i kohëve të fundit ka konfirmuar këtë fakt, i cili është publikuar në revistën Journal of Consumer, i cili në efektet e dietës ka nënvizuar stresin dhe nervozizmin. Studiuesit kanë drejtuar eksperimente tepër të thjeshta: i kanë kërkuar një grupi personash të zgjedhin për të ngrënë një mollë ose një çokollatë dhe menjëherë pas kësaj të shikonin një film. Të gjithë ata që zgjodhën mollën patën si kërkesa filma të dhunshëm ose horror, në të cilët ndjenjat dominuese ishin nervozizmi apo hakmarrja. Kështu mund të themi se kjo zgjedhje e ushqimit, duke privuar atë çka është më e “mirë” ndikon në humorin e personave, duke çuar si rrjedhojë në stres dhe nervozizëm.

r.b/NOA

KOMENTE