English

Fajon: Bashkimi Evropian ndjehet i lodhur nga zgjerimi

Bruksel, 25 mars 2011 - Në Bashkimin Evropian ndjehet një lodhje e konsiderueshme në procesin e zgjerimit, si pasojë e krizës ekonomike dhe financiare, e cila e ka përfshirë botën, tha sot Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Evropian nga Sllovenia.

Ajo këto komente i bëri sot në një takim për krizën ekonomike dhe zgjerimin e BE-së, që u organizua në Lubjanë.

Radio Evropa e Lirë raportoi se eurodeputetja Fajon tha se deri në vitin 2014, në BE do të hyjë Kroacia, “e pastaj, për një kohë të gjatë nuk do të ndodhë asgjë”, në aspektin e zgjerimit.

KOMENTE