Tokio, 25 mars, NOA – Pas Bankës Botërore, është Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ka hartuar një raport të posaçëm financiar për gjendjen e krijuar pas tsunamit dhe tërmetit në Japoni.
Sipas tij, vendi i fortë aziatik do të përballet me një periudhë të ngadalësimit ekonomik, por ka për ta marrë shpejt veten.
“Rikthimi i energjisë elektrike dhe rritja e investimeve qeveritare për rindërtimin janë kyçe në rimëkëmbjen e Japonisë pas tragjedisë së 11 marsit”, citohet në këtë raport të FMN-së.
Nga ana e saj, Banka Botërore, në raportin e saj të para pak ditëve më parë, deklaroi se që Japonia të rindërtohet nga e para dhe të bëhet ashtu siç ishte pas goditjeve shkatërrimtare që mori nga tërmeti dhe tsunami i së premtes së kaluar, i duhen të paktën 235 miliardë dollarë.
n.e/NOA