Fukushima, 25 mars, NOA - Radioaktiviteti mund të arrijë nivelin më të lartë në centralin atomik të Fukushimas në Japoni, i cili u dëmtua nga tërmeti dhe tsunami i fundit në këtë vend.
Lajmi është bërë me dije nga Agjencia Bërthamore e Japonisë, sipas të cilës, ka impiantet e goditura nga tërmeti dhe tsunami mund të shkojnë në nivelin 6, i cili është mjaft i lartë dhe vetëm 1 hap larg atij të nivelit 7, i cili konsiderohet si ekstremi i radioaktivitetit.
"Përqendrimet e jodinit janë në apo mbi nivelin e kufijve të përcaktuar në Japoni, ndërsa nivelet e ceziumit ishin nën këto kufij", ka cituar kjo agjenci. n.e/NOA