English

Gjente klientë për seks me 2 mijë lekë, kapet tutori i 24-vjeçares

Tiranë, 25 mars, NOA – Shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare, banuese në Tiranë, kundrejt pagesës 2.000 lekë, në një banesë të improvizuar si hotel.

Kjo ka qenë arsyeja përse forcat e policisë së Tiranës, e kanë arrestuar në flagrancë përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, 23-vjeçarin Andi Mekrizvani, lindur dhe banues në Lezhë.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, hoteli i lartpërmendur ndodhet saktësisht në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet.

Ndërsa dyshohet se klientët e vajzës së përdorur, i siguronte pikërisht Andi Mekrizvani, të cilit iu sekuestrua dhe shuma e parave në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, iu kaluan prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të parashikuar nga neni 113 për “Prostitucion” dhe 114 “Shfrytëzim për prostitucion”, të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE