English

Lëvizja Vetëvendosje: PTK-ja është e popullit jo e Qeverisë!

Prishtinë, 25 mars 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje, ditën e sotme i është bashkuar në protestës së punëtorëve të PTK-së duke mbështetur qytetarët dhe kërkesat e tyre kundër shitjes së saj.

Vetëvendosje ka shprehur qëndrimin e saj, duke thënë se është e vendosur që ta kundërshtojë privatizimin e PTK-së me çdo kusht, si në mënyrë institucionale nëpërmjet deputetëve të vet por edhe jashtë institucioneve duke marrë pjesë në demonstrata.

Punëtorëve, qytetarëve e aktivistëve që demonstronin sot para kuvendit kundër shitjes së PTK-së, me të përfunduar fjalën e tij në Kuvend, iu bashkëngjit edhe drejtuesi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Në fjalën e tij para demonstruesve ai tha se, Vetëvendosja do ta kundërshtoj shitjen e PTK-së duke votuar në parlament kundër këtij vendimi, madje shtoi se nuk do e pranoj kurrë shitjen e saj.

a.y/NOA

KOMENTE