English

Nafta “Virgin”, Apeli lë në burg Merkajn

Tiranë, 25 mars, NOA – Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi, masën e dhënë para disa ditësh nga Gjykata e Tiranës për “arrest me burg”, ndaj të arrestuarit të parë mbi skandalin e naftës “Virgin”.

Fjala është për Fatmir Merkaj, asistent në firmën “Fisheku”, ndaj të cilit Apeli sot ka lëshuar masën e arrestit me burg.

Ai gjendet aktualisht në mjediset e paraburgimit, së bashku me 11 persona të tjerë të përfshirë në këtë skandal, për të cilët organi i akuzës ka lëshuar ditë më parë edhe fletë-arrestet përkatëse.

Hetimi i çështjes së naftës “Virgin” u bë publik pas denoncimit të bërë nga ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, rreth saj ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE