English

Nishani-MC Nally: Reforma në drejtësi, çështje kombëtare

Tiranë, 25 mars 2011, NOA- Reformat në drejtësi ishin qendra e bisedës mes Ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani dhe Ministrit të Shtetit për Drejtësinë në Mbretërinë së Bashkuar, Lordit MC Nally.

Ministri Nishani gjatë takimit mori mbështetje për këto reforma si dhe u përqendrua në promovimin dhe vazhdimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e drejtësisë, veçanërisht në reformimin e sistemit sipas rekomandimeve të Bashkimit Europian.

“Jam këtu për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë dhe qeverisë shqiptare për reformën dhe arritjet që kanë korrur gjatë kësaj periudhe si dhe të jap ndihmesën për disa çështje praktike që lidhen me reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj. Synimi ynë i përbashkët është të krijojmë një sistem funksional drejtësie, të integruar, të pavarur, të pakorruptuar, të paanshëm”,deklaroi Ministri britanik i Shtetit për Drejtësinë, Lordi MC Nally.

Ndër të tjera ai theksoi nevojën e vënies në zbatimit të strategjisë për drejtësisë, në kuadër të realizimit të cilës u shpreh se, “reforma nuk është çështje vetëm e një qeverie dhe partie por ajo duhet të jetë një çështje kombëtare dhe duhet të ketë mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë”.

Sipas tij drejtësia është kyçi për konsolidimin e shtetit të së drejtës, krijimin e institucioneve të pavarura e demokratike si dhe për vazhdimin e suksesshëm të reformat jetike për vendin dhe të ardhmen e tij evropiane është i rëndësishëm bashkëpunimi mes forcave politike në vend.

Ministri Nishani vlerësoi çdo ndihmë e dhënë, për drejtësinë shqiptare duke thënë se asgjë nuk ka shkuar dëm por ka rritur efiçencën e sistemit dhe ka dhënë rezultate pozitive.

Më pas të dy ministrat në praninë e ambasadori të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Etore Sequi përuruan çeljen e projektit “ Mbështetje për Shërbimit të Provës dhe përmirësimin e masave alternative të dënimit”, i cili është financuar nga fondet e Bashkimit Europian.

Nga ana e saj Britania e Madhe ka ofruar asistencë teknike dhe financiare në fushën drejtësisë dhe veçanërisht në atë të Shërbimit të Provës.

a.y/NOA

KOMENTE