SHBA, 25 Mars NOA - Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, është kthyer në Uashington pas pesë ditëve në Amerikën Latine dhe ka mbetur jashtë Shtëpisë së Bardhë. CBS ka treguar imazhet e presidentit teksa ka mbetur jashtë derës që çon në Studion Ovale. Ajo me sa duket ka qenë e mbyllur. Obama më pas është detyruar të futet nga një derë e dytë. Gjithçka është xhiruar në një video, e cila aktualisht është kthyer në kult për rrjetin e internetit.
r.b/NOA