English

OKB: Gjendja humanitare në Libi, shumë dramatike

Nju Jork, 25 mars, NOA – Gjendja humanitare në Libi, është shumë dramatike. Kështu është cilësuar ajo nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Sipas tij, trupat e kolonelit libian Muammar al-Gaddafi vazhdojnë të shkelin të drejtat e njeriut dhe kjo është e dënueshme.

Gjatë raportimit që shefi i lartë i Kombeve të Bashkuara bëri në Këshillin e Sigurimit, bëri lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Libi, shtoi edhe se 340 mijë veta kanë preferuar të largohen nga vendi i tyre ndërsa 9 mijë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Egjiptit dhe Tunizisë.

n.e/NOA

KOMENTE