Tiranë, 26 mars 2011, NOA - Mengjesi do te dominohet nga alternime te kthjellimeve dhe vranësirave ne zonat e ulëta dhe bregdetare por vranësira te dendura do te ketë ne zonat malore sidomos ne Veri te cilat do te gjenerojnë shira te karakterit lokal.
Ne te njëjtat kushte do te mbetemi edhe ne mesdite.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira te lehta ne bregdet dhe ne zonat e ulëta ndërsa ne zonat malore veriore dhe veriperëndimore do te kete vransira dhe reshje te dobta shiu.
Ne mbremje do te kete shtim te vranësirave ne te gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do te rriten lehte ne vlerat minimale por mesdita do te sjelle 2 grade renie te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete 2 balle.
Europa
Europa Jugperëndimore do te dominohet nga vranësira te dendura te shoqëruar me reshje shiu ku me problematike situata do te jete ne Portugali pasi reshjet do te jene me intensitet te larte dhe do te shoqërohen nga stuhi te forta ere.
Po ashtu vendet Balltike dhe verilindja e kontinentit do te jene me vranësira dhe reshje shiu e dëbore por me intensitet te ulet.
Europa qendrore dhe Rajoni i Mesdheut do te dominohen nga vranësirat dhe reshjet e dobëta te shiut.
Ndërsa Ballkani juglindor do te mbeten me kushte te qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do te jene dominuese.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Portugali dhe Spanja rrezikojnë rrebeshe shiu dhe stuhi ere;
Rusia alarmon dëbore te paket dhe temperatura te ulëta;
Norvegjia do te rrezikohet nga dëbora e dendur.
e.t/NOA