Tiranë, 25 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi incidentin e ndodhur dje ndaj Dritan Avlliajt, nëpunësit të njohur të Bashkisë së Tiranës, i cili përfundoi me plagosjen e tij.
Por ato përmendin edhe nisjen zyrtare të garës elektorale mes dy rivalëve Basha dhe Rama, për Bashkinë e Tiranës, në kuadrin e zgjedhjeve të 8 Majit.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Rivalët për Kryeqytetin/ Basha lë postin, Rama: Garoj unë për Tiranën”, i cili flet për vendimin e marrë nga e majta mbi rikandidimin e Ramës për herë të katërt për Tiranën, si edhe dorëzimin e postit të ministrit nga ana e kandidatit demokrat, Basha.
“Atentat me 6 plumba Tan Leprit në makinë/ Shoferi: Qëlluan dy veta me motor dhe skafandra”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Juria shpall projektin fitues për ndërtimin e Kuvendit të ri”; “Bamir Topi: E ardhmja ime, do të jem i angazhuar në politikë” etj.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Shoferi dhe dopio xhami, shpëtojnë jetën e Dritan Avlliajt”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete plagosjen e djeshme të të njohurit me emrin Tan Lepri.
“Kandidimi, lulëzim Basha jep dorëheqjen nga posti i deputetit dhe ai i ministrit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Rama: Unë kandidat për Tiranën, kam përballë një vrasës”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Dy plumba mbi Tan Leprin”, i cili citon plagosjen e djeshme të nëpunësit të Bashkisë së Tiranës, Dritan Avlliaj.
“Gafat në dokumente, MPJ: Shqipe skandaloze, shkruani drejt” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar urdhrit më të ri të lëshuar nga dikasteri i Punëve të Jashtme.
Kurse “Kompensimi në lekë, ja dy formularët që duhet të plotësoni” flet për legalizimet.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Rama: Do të qëndroj në Bashki”, i cili tregon pohimin e kryesocialistit për rikandidimin e tij të katërt në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Atentat Tan Leprit, shpëton me dy plumba në trup” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Mashtruesi Çunaj, çështje edhe në Korçë”, “Amnistia fiskale, ja çfarë paguan që të shlyesh detyrimet” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Humb betejën me Berishën, Rama futet në garë me Bashën”, i cili pasqyron vendimin e kryesocialistit Edi Rama, për të rikandiduar për herë të katërt për Bashkinë e Tiranës.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Incidenti/ Rrëzohet tavani i ‘Petro Ninit’, panik tek nxënësit”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Berisha: Rama po akuzon të zgjedhurit e tij vendorë”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 25 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.